RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Senegali dërgon ekipin e kërkim-shpëtimit prej 30 personash në Turqi

senegali-dergon-ekipin-e-kerkim-shpetimit-prej-30-personash-ne-turqi

Senegali dërgoi një ekip kërkim-shpëtimi prej 30 personash në Turqi për të mbështetur përpjekjet për fatkeqësitë pas tërmeteve në Kahramanmaraş, të përshkruara si “katastrofa e shekullit”, raporton Anadolu.

Ekipi i kërkim-shpëtimit prej 30 personash nga Departamenti i Zjarrfikësve të Senegalit u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar “Dakar Blaise Diagne” për në Aeroportin e Adana-s.

Ekipi do të shkojë në Hatay me rrugë tokësore nga Adana dhe do të marrë pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit atje.

Udhëheqësi i ekipit Djibril Sall për AA tha se ekipi i shpëtimit ka punuar brenda Departamentit të Zjarrfikësve të Senegalit që nga viti 2012.

Duke thënë se ata janë ekipi më i pajisur në këtë fushë në Afrikën Sub-Sahariane, Sall tha se të gjitha përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Senegal u kryen nga ata.

Ai nënvizoi se kushtet e vështira në terren nuk i trembin ata. “Dëshira jonë e vetme është të arrijmë tek njerëzit që janë ende nën rrënoja. Jemi gati për të gjitha llojet e vështirësive, jemi me popullin turk”, tha Sali.

Ambasadorja e Turqisë në Senegal, Nur Sağman i dha flamurin turk Sall-it, udhëheqësit të ekipit dhe tha: “U emocionova shumë kur ju pashë. Ju jeni simboli i miqësisë Turqi-Senegal. Shpresoj se do të shpëtoni jetë në Turqi. Paçi fat”.

Related posts

Provokojnë serbët në Zveçan, sjellin një flamur 250 metra të gjatë

rezart morina

OKB: 165 milionë njerëz ranë në varfëri në tri vjetët e fundit

admin

Parlamenti i Turqisë ratifikon protokollin për anëtarësimin e Finlandës në NATO

rezart morina