RTV AHIRETI
Lajme

Protestuesit hedhin molotovë dhe vezë para Bashkisë së Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

protestuesit-hedhin-molotove-dhe-veze-para-bashkise-se-tiranes,-kerkojne-doreheqjen-e-veliajt

Është përshkallëzuar protesta para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur sërish molotovë në derën e Bashkisë dhe kanë gjuajtur me vezë e mollë.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas akuzave për korrupsion të 5 drejtorëve të këtij institucioni.

Protesta e sotme është thirrur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ndërkohë që Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e saj, duke bllokuar edhe qarkullimin në bulevardin kryesor.

Mësohet se gjatë protestës një prej efektivëve të policisë ka humbur ndjenjat. Gjatë hedhjes së molotovëve policia bënte thirrje me megafon për qetësi.

Para nisjes së protestës policia u bëri thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në protestë për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune. /Telegrafi/

The post Protestuesit hedhin molotovë dhe vezë para Bashkisë së Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Veliajt first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shefi i NATO-s: Kina po i ndihmon ekonomisë ruse

admin

Hamasi thotë se nuk ka marrëveshje pa tërheqjen e Izraelit nga Gaza dhe kthimin e të zhvendosurve

RTI

Zyrtari izraelit kryen nevojën në vendin ku u vranë 5 palestinezë

rezart morina