Në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, qytetarët serbë, kryesisht punëtorë të institucioneve, janë tubuar para ndërtesave komunale.
Ata po protestojnë që nga 26 maji kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave, ndërsa numri i tyre si zakonisht në mëngjes është i konsiderueshëm.
Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, ndonëse në numër të vogël, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale.
Aktualisht situata e përgjithshme në këto komuna konsiderohet të jetë e qetë. /