RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pse 50 turistë izraelitë u refuzuan nga Mali i Zi dhe zbarkuan në Shqipëri?

pse-50-turiste-izraelite-u-refuzuan-nga-mali-i-zi-dhe-zbarkuan-ne-shqiperi?

Sjellja e dhunshme e një pasagjeri në kufi bllokoi autobusët dhe detyroi devijimin drejt Tiranës

Ai që duhet të ishte një fluturim i zakonshëm kthimi nga Podgorica në Tel Aviv, u kthye në një makth të vërtetë nate, plot vonesa, udhëtime me autobusë ndërkufitarë dhe tension mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Sipas një raportimi të detajuar nga media izraelite ynetnews, një fluturim i kompanisë “Arkia” i parashikuar të nisej të dielën në orën 20:00 nga Podgorica pësoi vonesa të njëpasnjëshme.

Nisja u shty fillimisht për në orën 21:00 e më pas 22:00. Mirëpo, siç citon ynetnews, avioni i nisur nga Tel Avivi nuk u lejuar të ulej fare në Podgoricë për shkak të një “problemi operacional të përcaktuar nga aeroporti lokal”, duke u detyruar të devijohej drejt aeroportit të Rinasit në Tiranë.

Kjo solli një operacion të pazakontë transferimi ndërmjet dy vendeve. Udhëtarët që zbarkuan në Shqipëri u dërguan me autobusë drejt Malit të Zi, ndërsa pasagjerët e fluturimit të kthimit u nisën me autobusë nga Podgorica drejt Tiranës për të kapur avionin.

Megjithatë, udhëtimi i autobusit të fundit doli tërësisht nga kontrolli. Ndonëse një pasagjer pretendoi për ynetnews se përplasja në pikën kufitare ndodhi, pasi policia malazeze përdori forcë ndaj një pasagjereje izraelite, e vërteta e pranuar zyrtarisht edhe nga vetë kompania ajrore zbulon një prapaskenë tjetër.

Kompania “Arkia” konfirmoi hapur se e gjithë vonesa kritike dhe përplasja e dhunshme erdhi si pasojë e sjelljes arrogante dhe agresive të njërit prej turistëve izraelitë.

Siç citon ynetnews nga komunikata e linjës ajrore: “Dhuna u krye nga një prej pasagjerëve kundër një përfaqësuesi zyrtar të autoriteteve të kontrollit kufitar lokal gjatë incidentit, dhe si rezultat, pasagjeri u ndalua nga policia vendase”.

Kjo përplasje e dhunshme bëri që autobusi të bllokohej për rreth një orë e gjysmë në kufi. Për të mos tejkaluar orarin e lejuar të punës së ekuipazhit – gjë që do të çonte në anulimin e plotë të fluturimit për të gjithë – avioni u nis nga Tirana pa autobusin e fundit.

Rreth 50 izraelitë mbetën pas në Shqipëri, ku u akomoduan në një hotel pranë aeroportit të Tiranës, për t’u kthyer në Izrael më vonë me një fluturim të posaçëm të organizuar nga kompania.

Ngjarje të tilla tregojnë se izraelitët, per shkak të arrogancës dhe prepotencës që janë te prirur ta shfaqin kudo që shkojnë, prodhojnë shpesh incidente të tilla. tesheshi

Related posts

Lufta në Gaza/ Antony Blinken në Izrael për bisedime me Netanyahun

admin

Drejtoria e “Elena Gjikës” pranon gabimin për dokumentin “Prindi 1 – 2”

admin

Presidenti iranian: Ato që ndodhin në Gaza, burim turpi për SHBA-në dhe Perëndimin

Muhamet Ramadani