RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pse duhet të pijmë ujë nga gotat e bakrit

pse-duhet-te-pijme-uje-nga-gotat-e-bakrit

Shkrimet e Ayurveda tregojnë se uji duhet te ruhet në enë prej bakri, sepse besohet se bakri ka vecori antimikrobiale, antioxidante, anti-kancer dhe anti-inflamatore. Ky është një mineral i nevojshëm për trupin tonë. Ka studime mjekësore qe tregojnë të mirat e ujit të pijshëm te vendosur në kontenierë të bakrit.
Sipas një studimi të bërë në vitin 2012, ruajtja e ujit të ndotur në enë prej bakri deri në 16 orë në temperaturën e dhomës, në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon praninë e baktereve të dëmshme. Përveç kësaj, hulumtuesit kanë arritur ne përfundimin se bakri është zgjidhja më e mirë per konsumimin e ujit të pastër, sidomos në vendet në zhvillim.
Ka studime të tjera që tregojnë se sipërfaqet prej bakri në një spital, kane vrarë 97% të baktereve që shkaktonin infeksion, duke rezultuar keshtu në reduktim 40% në normat e infeksionit te pergjithshem.
Sadhguru, një Yogi indian, mistik, filantrop, tha: “Në qoftë se ju mbani ujë në një enë bakri, mundësisht gjatë natës ose për të paktën katër orë, ujë fiton një cilësi të caktuar të bakrit, e cila është shumë e mirë për mëlçinë tuaj, shëndetin dhe energjinë e pergjithshme. ”
Cilat janë përfitimet për shëndetin;

Duke pire ujë nga gota e bakrit (në temperaturë dhome) do të pastrohen veshkat dhe sistemi i tretjes.
Bakri është një tonik i mirë për mëlçinë, shpretkën dhe sistemin limfatike.
Ndihmon tretjen e ushqimit
Stimulon mendjen, prodhon melaninë (pigmentim e syve, flokëve dhe lëkurës) në trupin tonë, ndihmon në absorbimin e hekurit në trup, vret bakteret e dëmshme në ujë.
Rregullon funksionin e tiroides, lehtëson dhimbjen e shkaktuar nga nyjet e fryra, si në rastin e artritit, ngadalëson plakjen, ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, rrahjet e zemrës dhe ul kolesterolin dhe triglicerideve në gjak.
Plagët shërohen më shpejt duke pire uje nga ena e bakrit.
Është e nevojshme të mbahet ujë në një enë bakri natën dhe te pihet herët në mëngjes ose 2-3 herë në ditë. Asnjëherë mos e lini kete ujë në frigorifer. Rregullisht lani enet bakrit me limon të freskët ose kripë.

/Mësimet e Diolës

Related posts

Studimi i ri thyen mitin për ata që konsumojnë kafenë!

admin

​A është e shëndetshme të flesh në errësirë të plotë?

admin

Fruti që ju mbron nga rrezet e diellit

admin