RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Rritet në 20 numri i viktimave në sulmin e kryer nga ushtria ukrainase në Lysychansk

rusia:-rritet-ne-20-numri-i-viktimave-ne-sulmin-e-kryer-nga-ushtria-ukrainase-ne-lysychansk

Ministria e situatave emergjente të Rusisë njoftoi se është rritur në 20 numri i viktimave në sulmin e kryer nga ushtria e Ukrainës ndaj një furre në qytetin Lysychansk të rajonit Luhansk, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se në sulmin në fjalë është rritur në 20 numri i personave që kanë humbur jetën dhe se janë plagosur 10 të tjerë. Ndërkohë thuhet se vazhdojnë punimet për shpëtimin e njerëzve nën rrënoja.

Ministria e situatave emergjente të Rusisë dje informoi se një sulm është kryer nga ushtria ukrainase ndaj një furre në qytetin Lysychansk dhe se 15 persona kishin humbur jetën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova deklaroi se dhjetëra civilë ndodheshin në furrë gjatë sulmit dhe se veprimi në fjalë është “sulm terrorist”.

Rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës u aneksuan në mënyrë të paligjshme me një dekret të nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin më 30 shtator 2022.

Related posts

OKB-ja e “alarmuar” pasi automjeti i saj humanitar goditet dy herë nga dronë në Kherson të Ukrainës

Irfan Jahiu

“Amerikanët do të zgjedhin”- Nënkryetari i qeverisë italiane në mbrojtje të Trump, Salvini: Gjyqi i tij është politik shpresoj të fitojë zgjedhjet

admin

Vizita e Macron, Serbia nënshkruan marrëveshje për blerjen e avionëve francezë Rafale

admin