RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pse ecja pasi ke ngrënë i bën mirë shëndetit: 5 përfitimet

pse-ecja-pasi-ke-ngrene-i-ben-mire-shendetit:-5-perfitimet

Pas një vakti të shëndetshëm dhe të bollshëm, duket e pamundur që mendja të shkojë te aktiviteti fizik, ecja, ushtrime në palestër etj.

Nuk po flasim vetëm për rritjen e hormonit të endorfinës, uljen e nivelit të stresit, ndërkohë që ecja apo shëtitjet e gjata nxisin prodhimin e serotoninës. Ecja pas konsumit të ushqimit, ka ndikime direkte në: përmirësimin e tretjes, mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, rregullimin e sheqerit në gjak, një peshë normale trupore si edhe gjumë më të qetë.

-Përmirësimi i tretjes

Ecja pas ngrënies stimulon stomakun dhe zorrët, duke e bërë ushqimin të lëvizë më shpejt dhe kjo ndihmon në procesin e tretjes.

-Ulje e rrezikut të sëmundjeve të zemrës

Studimet kanë treguar se të gjitha format e rregullta të stërvitjes janë të shkëlqyera për shëndetin e zemrës. Madje, një hulumtim i fundit thotë se kryerja e ushtrimeve të vogla dhe të shpejta, si një shëtitje 10 deri në 15 minuta pas ngrënies mund të jetë më e dobishme për të reduktuar shanset për sëmundjet e zemrës.

-Rregullim i niveleve të sheqerit në gjak

Ecja pas ngrënies, sidomos nëse ju e ktheni në një ritual të përditshëm, do të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe është një mënyrë efektive për të minimizuar shumë rreziqe që i vijnë trupit dhe organizmit nga sheqeri i tepërt.

-Ruajtja e një peshe normale

Ushtrimet e rregullta janë një nga mënyrat më efektive për të qenë të shëndetshëm, por edhe një shëtitje e shkurtër pas një vakti mund të ndihmojë në ruajtjen ose humbjen e peshës.

-Gjumë më i mirë

Mjekët shpjegojnë se ecja pas darkës ndihmon në rregullimin e ritmeve cirkadiane: rregullon natyralisht ciklin gjumë-zgjim, duke e bërë më të lehtë rënien në gjumë dhe shijimin e një pushimi më të thellë dhe çlodhës.

Sa kohë pas ngrënies duhet të ecni?

E gjitha kjo varet nga qëllimet tuaja. Nëse thjesht doni të ndihmoni tretjen e ushqimit më lehtë, një shëtitje 10-minutëshe pas çdo vakti mjafton për të qenë e dobishme. Por, nëse po kërkoni të përmirësoni qëllimet e përgjithshme ose të arrini 10 mijë hapa, atëherë bëni një shëtitje rreth 30 minuta.

Related posts

Shpresë për pacientët me Parkinson, terapia e re staminale rrit sinjalizimin e dopaminës në tru!

Muhamet Ramadani

Ushqimet që nuk rekomandohen për iftar

admin

Duhet apo jo ta ruajmë në frigorifer? Ekspertët tregojnë gabimin që kemi bërë deri më sot me shalqirin

Muhamet Ramadani