Gjatë gjithë jetës, ne jemi dëshmitare të ndryshimeve që pëson organizmi dhe trupi ynë. Me kalimin e viteve, gratë duhet të vendosin një model ushqyerje ndryshe që i bën të ndihen më energjike dhe në formë për të përmbushur angazhimet e përditshmërisë.
Por, mos na thoni që në prag të të 40-ave nuk keni vënë re ndryshme fizike tek vetja! “Për shumicën e grave, simptomat e paramenopauzës mund të ndodhin nga mesi i të 30-ave”, tha Dr. Stephanie Faubion, drejtoreshë e Klinikës Mayo për Shëndetin e Grave. “Mosha tipike kur nis menopauza është 45 vjeç”.
Kujdesuni që të bëni disa ndryshime të lehta në regjimin tuaj ushqimor, që ju ta “prekni” moshën e tretë bukur dhe pa pasoja.
“Mund të keni vënë re shtim në peshë ose dhjamosje në zonën rreth barkut. Ne humbasim masën muskulore me 1% një vit pas moshës 50 vjeç dhe shumica e njerëzve fitojnë rreth një kilogram e gjysmë çdo vit në mënyrë progresive deri në moshën e mesme”, vijoi mjekja Faubion. Shtimi në peshë megjithëse sfidues, nuk është i pashmangshëm. “Dritarja e mundësive” është këtu dhe profesionistët e shëndetit të grave thonë se ju duhet të shtoni në dietën ushqimore më shumë perime të pasura me nitrate.