RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pse izraelitët janë kaq shumë të shqetësuar për fatin e Erion Veliajt?

pse-izraelitet-jane-kaq-shume-te-shqetesuar-per-fatin-e-erion-veliajt?

Mungesa e transparencës dhe skemat e tyre mashtruese në biznes nxisin frikën nga SPAK

Një artikull i fundit i publikuar në gazetën e njohur izraelit “The Times of Israel, nën titullin “Nga lufta kibernetike te partneriteti strategjik: Pse Shqipëria ka rëndësi për Izraelin”, hedh një dritë të fortë mbi prapaskenat e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke u ndalur specifikisht te një ngjarje: qëndrimi në qeli i Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

https://blogs.timesofisrael.com/from-cyberwar-to-strategic-partnership-why-albania-matters-to-israel/

Ky shkrim demonstron qartë se si fati i një zyrtari të lartë në Shqipëri po ndiqet me ankth dhe shqetësim të madh nga elita ekonomike dhe politike e Tel Avivit.

Por ajo që bie në sy, në mënyrë pothuajse flagrante, është gatishmëria e qarqeve izraelite për të ndërhyrë në debatin mbi sovranitetin gjyqësor të një vendi tjetër, duke marrë në mbrojtje një zyrtar të akuzuar për korrupsion galopant, thjesht sepse ai i shërbente interesave të tyre gjeopolitike dhe financiare.

Siç citon hapur Israel Times, Erion Veliaj njihet si një nga figurat më të afërta dhe si një mik i palëkundur i Izraelit në mbarë rajonin e Ballkanit.

Ka qenë pikërisht ai që gjatë mandateve të tij e pagëzoi Tiranën si “Tel Avivi i Ballkanit”, duke u bërë urë lidhëse për investime miliona eurosh, përfshirë projektin e madh 100 milionë euro të kompanisë teknologjike izraelite ADC.

Por sot, ky “mik i madh” gjendet prapa hekurave. Veliaj po përballet me drejtësinë pasi Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po e akuzon atë për një seri veprash të rënda penale që lidhen me korrupsionin e strukturuar, pastrimin e parave dhe abuzimin e hapur me fondet publike e taksat e qytetarëve shqiptarë.

Në analizën e saj, Israel Times pranon rrethanat specifike të Shqipërisë, ku SPAK, një strukturë e krijuar dhe e mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka marrë vlerësime mjaft të larta ndërkombëtare për punën e saj në goditjen e korrupsionit në nivelet më të larta shtetërore.

Megjithatë, këtu shfaqet dyfytyrësia e qasjes izraelite: ndërsa Uashingtoni zyrtar dhe aleatët perëndimorë duartrokasin pastrimin e politikës shqiptare, shkrimi i medias izraelite zgjedh të sulmojë metodologjinë e institucioneve tona të drejtësisë.

Ai lëshon alarmin për atë që e quan “përdorim arbitrar dhe të shkujdesur të paraburgimit të zgjatur pa një dënim të formës së prerë”, duke u përpjekur ta paraqesë Veliajn si një viktimë të një sistemi të paqëndrueshëm ligjor, dhe jo si një person që duhet të përgjigjet para ligjit për dëmet e panumërta të shkaktuara.

Por, ajo që po i trazon vërtet izraelitët nuk është thjesht parimi i lartë juridik i paraburgimit, e as fati njerëzor i Erion Veliajt që ndodhet në qeli.

Ky reagim i ashpër mediatik. zbulon një të vërtetë shumë më pragmatike, egoiste dhe një frikë të madhe që ka mbërthyer rrethet e tyre të biznesit. Izraelitët i shqetëson jashtë mase ekzistenca dhe funksionimi i pavarur i një strukture si SPAK, sepse e kuptojnë që një organ që nuk pyet për pushtetin politik të kryebashkiakut të kryeqytetit, nuk do të kursejë nesër as investitorët e tyre të privilegjuar.

Shqetësimi i tyre i madh buron nga fakti se nesër shumë shtetas izraelitë mund të kenë saktësisht të njëjtin fat në Shqipëri.

Nuk është më një sekret që në vendin tonë operojnë dhe janë nën shënjestrën e hetimeve të thella jo pak shtetas izraelitë, të cilët dyshohen si krerë dhe truri i skemave të mëdha mashtruese kibernetike, të njohura si “Call Center” apo mashtrime me platformat Forex.

Këto rrjete kriminale kanë zhvatur miliona euro nga xhepat e qytetarëve të thjeshtë evropianë përmes manipulimit dhe mashtrimit të sofistikuar kompjuterik.

Me një SPAK të lëshuar pa fre kundër krimit financiar dhe të mbështetur fort nga Uashingtoni, frika se vala e arrestimeve do të godasë direkt këta “biznesmenë” izraelitë në Tiranë është tashmë një makth real për Tel Avivin.

Shkrimi i fundit i Israel Times zbulon se si ata po përpiqen të përdorin kartën e “sigurisë së investimeve” për të bërë shantazh publik ndaj reformës në drejtësi, në një përpjekje të qartë për të krijuar një mburojë imuniteti për veten dhe për të mbrojtur interesat e tyre të errëta që rrezikojnë të fundosen nga drejtësia e re shqiptare. tesheshi

Related posts

Situata në Lindjen e Mesme, e tensionuar! A kanë Irani dhe Izraeli armë bërthamore?

admin

Kadetët e FSK-së bëjnë stërvitje krah ushtarëve të NATO-s

admin

Bullgaria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 2 prill

admin