RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pse kosi është shumë i mirë për fëmijët? 5 te mirat qe femijet perfitojne nga ushqyerja me kos

pse-kosi-eshte-shume-i-mire-per-femijet?-5-te-mirat-qe-femijet-perfitojne-nga-ushqyerja-me-kos

Kosi është i pasur me kalçium

Edhe qumështi është i pasur me kalcium, por marrja e këtij elementi nga një shumëllojshmëri ushqimesh i bën shumë mirë fëmijës suaj. Në një filxhan kos, gjenden rreth 400 miligramë kalcium, kështu që mund ta kuptoni vetë rëndësinë e kosit për mbrojtjen e kockave të fëmijës.

Mund të konsumohet në disa lloj mënyrash

Kosin mund t’ja jepni fëmijës suaj vetëm, të shoqëruar me fruta të stinës, me fruta të thata etj.

Ka probiotikë

Kosi përmban organizma të gjallë të quajtur probiotikë, që balancojnë florën gastrointestinale duke përmirësuar sistemin tretës dhe parandalon diarrenë e kapsllëkun.

Ka shumë proteina

Kosi ka sasi të lartë proteinash, që do të thotë se fëmija mund të marrë vlerat e duhura ushqyese edhe pa ngrënë shumë mish.

Ndihmon në ruajtjen e peshës

Kosi jep ndjesinë e ngopjes dhe ul ndjesinë e urisë. Kështu, sa më të ngopur të jeni, aq më pak do të hani. Kjo duhet marrë në konsideratë, duke pasur parasysh se rreziku për fëmijë obezë është në rritje.

Related posts

Farat e kungullit lehtësojnë simptomat e prostatës së zmadhuar dhe parandalojnë osteoporozën

admin

Çfarë mund të hani para palestrës!

admin

Preokupohu edhe ti!

rezart morina