RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Publikohen raportet financiare, VV-ja me të hyra mbi 2 mln €, PDK-ja afër 1 mln e LDK-ja me mbi 700 mijë

publikohen-raportet-financiare,-vv-ja-me-te-hyra-mbi-2-mln-e,-pdk-ja-afer-1-mln-e-ldk-ja-me-mbi-700-mije

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka publikuar raportet e audituara financiare të partive politike për vitin 2023.

Sipas raportit të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për vitin 2023 kanë qenë 2,000,750 euro, ndërsa shpenzimet 1,384,154 euro.

Sipas raportit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pasur 951,483 euro të hyra, ndërsa ka shpenzuar 717,543 euro.

Ndërkohë të hyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në vitin 2023 kanë qenë 723,169 euro, ndërsa shpenzimet 431,824 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sipas raportit ka 280,000 euro të hyra dhe 268,016 euro shpenzime.

Ndërsa Lista Serbe ka 314,348 euro të hyra dhe 295,917 euro shpenzime.

Sipas KQZ-së procesi i auditimit është kryer nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

Related posts

Reagon Presidenca pas shpërthimit në veri: Strukturat kriminale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri

admin

Zelensky: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe! Ja plani që po përgatisim

admin

Dhjetëra mijëra qytetarë në marshin protestues drejt Qeverisë së Serbisë

Muhamet Ramadani