RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Publikohet identiteti i burrit që mbeti i vdekur nga të shtënat me armë në “Bon Vivant”

publikohet-identiteti-i-burrit-qe-mbeti-i-vdekur-nga-te-shtenat-me-arme-ne-“bon-vivant”

Kastriot Ramadani, 39-vjeç, ka vdekur sot pas plagëve të marra nga arma e zjarrit mbrëmë në lokalin e famshëm në Prishtinë, “Bon Vivant”.
Lajmin për vdekjen e njërit prej të plagosurve e ka konfirmuar doktori Shaqir Uka nga Klinika Intensive, i cili tha se bëhet fjalë për një 39-vjeçar.

“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, ka thënë Uka.

21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit. Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Të lënduarit e tjerë janë: Granit Hamiti (1990) Andi Pajaziti (1996) Kastriot Ramadani(1984) Lea Syla (2003) Ardita Alija (1989) Hysni Geci (1986) Agim Zeqiri (1978) Nue Nikqi (1979).

Related posts

Orban, Vuçiç dhe Dodik ndjekin stërvitjet ushtarake serbe në Batajnicë – VIDEO

admin

Kurti: Kosova s’pranon dialog pa marrëveshje finale me njohje, këtë ia bëra të qartë edhe Borrellit dhe Vuçiqit

rezart morina

Pas vrasjes së Ismail Haniyeh, Hamasi raportohet se ka zgjedhur pasardhësin e tij! Ja kush do të jetë lideri i ri

admin