RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Kosova s’pranon dialog pa marrëveshje finale me njohje, këtë ia bëra të qartë edhe Borrellit dhe Vuçiqit

kurti:-kosova-s’pranon-dialog-pa-marreveshje-finale-me-njohje,-kete-ia-bera-te-qarte-edhe-borrellit-dhe-vuciqit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që Qeveria e Kosovës e ka ndërtuar qasjen e saj strategjike përballë dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja, mbi bazën e dy qëllimeve fillestare.

“Qasja strategjike nga Qeveria e Kosovës përballë dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja është ndërtuar mbi bazën e dy qëllimeve fillestare: e para, ndërprerjen e praktikës së përfshirjes në çdo çështje potencialisht kontestuese ndërmjet palëve në fushëveprimin e dialogut. Qëndrimi ynë ishte që maksimumi që mund të diskutohej në Bruksel ishin problemet e zbatueshmërisë së problemeve ekzistuese (atyre që ishin nënshkruar para ardhjes sonë në qeveri). E dyta, hapja e kapitullit të një procesi të bisedimeve për ndërtimin e raporteve të jashtme të fqinjësisë së mirë”, ka thënë Kurti në seancën e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës për të diskutuar në lidhje me zhvillimet për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, Kurti tha se si rezultat i qasjes së tyre fillestare dhe kujdesit ndaj precedentit të vitit 2013 e tutje, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell për herë të parë në më shumë se 12 vjet dialog “pranoi ta bëjë hapin e madh atë të ftesës së datës 18 gusht 2022 ku e kornizoi takiminn e nivelit të lartë mbi dy pika qendrore”.

Kurti tha që gjatë atij takimi ia kishte bërë të qartë Borrellit dhe Vuçiqit se Kosova s’pranon dialog pa marrëveshje finale me njohje.

“Për herë të parë, u vendos përfshirja e kornizës së përgjithshme, pra të asaj që i rregullon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nga jashtë, ndërkombëtarisht në formatin e dialogut në Bruksel. Takimi i datës 18 shkurtit, ishte qartazi rezultat direkt i presionit të qeverisë sonë që dialogu të kalojë në fazën e rregullimit ndërkombëtar Kosovë- Serbi të përqendruar në njohje reciproke. Në takimin e 18 shkurtit ia bëra të qartë Borrellit dhe Vuçiqit që Kosova s’do të pranojë më një dialog që nuk është për një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen e ndërsjellë”.

Related posts

Sindikalistët thonë se ndërprerja e grevës varet nga Qeveria

admin

Kurti: Ministrat do të vlerësohen, asnjëri nuk është i paprekshëm

admin

Kërcënoi prindërit e tij, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

admin