RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Publikohet Udhëzimi Administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës

publikohet-udhezimi-administrativ-per-rregullimin-e-cmimeve-te-naftes

Qeveria e Kosovës ka publikuar këtë të premten Udhëzimin Administrativ të miratuar në mbledhjen e fundit për rregullimin e çmimeve të naftës.

Ky Udhëzim zbatohet ndaj institucioneve përgjegjëse për tregun e naftës dhe subjekteve që merren me veprimtari të naftës.

Po ashtu, thuhet se Udhëzimi Administrativ zbatohet vetëm ndaj karburanteve të përdorshme në transport.

Në nenin 4 të këtij Udhëzimi, thuhet se mund të rregullohen çmimet duke caktuar marzhën tregtare maksimale të lejuar: dy eurocentë për litër të produktit të shitur me shumicë; dhe dymbëdhjetë eurocentë për litër të produktit të shitur me pakicë.

Ky Udhëzim Administrativ hyn në fuqi një ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Për ta lexuar Udhëzimin Administrativ klikoni këtu.

Related posts

“Ne po ikim nga vd’ekja drejt vd’ekjes”

Muhamet Ramadani

Arabia Saudite dhe Egjipti nënshkruan marrëveshje ekonomike prej 7,7 miliardë dollarësh

admin

Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës – nis përgatitja për dislokimin e trupave

Muhamet Ramadani