RTV AHIRETI
Kuzhinë

Puding kokosi Rafaelo: Do të habiteni se sa i shijshëm është

puding-kokosi-rafaelo:-do-te-habiteni-se-sa-i-shijshem-eshte

Një ëmbëlsirë e mrekullueshme kremoze që ju shkrihet në gojë!

Përgatitet shumë shpejt, madje edhe më shpejtë hahet.

Bëni një masë të dyfishtë, sepse pjesëtarët e familjes do t’ju kërkojnë përsëri! – transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

1 litër qumësht,
200 gr sheqer,
2 qese sheqer vaniljeje,
2 qese puding me vanilje,
20 gr miell,
150 gr kokos,
2 luge gjalpë,
▪ fruta arrore për dekorim.

Përgatitja:

1. Në një tenxhere hedhim 8 dl qumësht, sheqer, vanilje, kokos dhe e vendosim në zjarr të ziejë.

2. Rrahim 2 dl qumësht me 2 puding vaniljeje dhe 2 lugë miell, i shtojmë qumështit të vluar dhe i kaurdisim derisa të trashet. Heqim nga zjarri dhe shtojmë 2 lugë gjalpë, dhe i përziejmë që të shkrihet.

3. Pudingun e ngrohtë e hedhim në tasa. Dekorojmë me fruta arrore dhe kokos.

Shijojeni. /Telegrafi/

The post Puding kokosi Rafaelo: Do të habiteni se sa i shijshëm është appeared first on Telegrafi.

Related posts

Turshitë pa konservanse: Domate të thara në vaj ulliri

admin

Mantia me djathë dhe spec djegës

admin

Të gjithë bëjmë gabime kur përgatisim kafe turke dhe ia prishim shijen, por mjafton të aplikoni një truk të thjeshtë

admin