RTV AHIRETI
Shëndetësi

Puna mendore apo fizike? Cila të lodh më shumë, sipas shkencëtarëve

puna-mendore-apo-fizike?-cila-te-lodh-me-shume,-sipas-shkencetareve

‘Të mos mendojmë shumë’ është një nga dhuratat më të çmuara që mund t’i bëjmë mendjes dhe trupit. Dhe shkenca e pohon këtë. Një hulumtim i kryer nga një grup studiuesish nga Universiteti Salpetriere në Paris, thekson se aktiviteti intensiv mendor shkakton grumbullimin e substancave potencialisht toksike, në një zonë të trurit të quajtur korteksi paraballor’,

Studiuesit monitoruan aktivitetin e trurit gjatë një dite pune. Lodhja u shfaq veçanërisht në grupet e punonjësve të angazhuar në aktivitete mendore.

Pavarësisht nga çfarë mund të mendohet, në këtë fenomen nuk nënkuptohen vetëm ata që punojnë në zyrë, por edhe sportistët: ata vuajnë jo vetëm nga lodhja fizike, por mbi të gjitha edhe nga lodhja mendore për shkak të përqendrimit të lartë që nevojitet për ndeshjet. Ekspertët zbuluan se këta njerëz kishin nivele më të larta të një molekule të quajtur glutamate në zonën e korteksit paraballor.

Autorët e studimit bazuar edhe në rezultatet e studimeve të mëparshme
pretendojnë se akumulimi i glutamatit është përgjegjës për ndjenjën e lodhjes

Çfarë duhet të bësh? Pusho dhe fli. Rezultatet e studimit e tregojnë këtë. Glukamati eliminohet gjatë gjumit. /tiranapost

Related posts

3 ndjenja urie që janë shenjë e një problemi të rëndë shëndetësor

admin

Ekspertja e sëmundjeve e tregon një hak të çuditshëm për trajtimin e dhimbjeve të fytit

Muhamet Ramadani

Stresi qetësues, ja se çfarë duhet të dini

admin