RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Puna në Trepçë, Sveçla nënshkruan Udhëzimin Administrativ për trajnimin e minandezësve

puna-ne-trepce,-svecla-nenshkruan-udhezimin-administrativ-per-trajnimin-e-minandezesve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për trajnimin dhe certifikimin e minandezësve.

Ai ka shkruar në Facebook të mërkurën se ky dokument është punuar në afat rekord dhe i adreson plotësisht kërkesat e punonjësve të “Trepçës”. Sipas Sveçlës, Qeveria do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm që kjo ndërmarrje të zhvillohet.

“Me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe certifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën. Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës. Si Qeveri do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngrihet e të zhvillohet”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme.

Sveçla ditë më parë është takuar me minatorët e “Trepçës”. Ata ishin ankuar për mospagesë, ndërsa të martën ky institucion ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke ua pezulluar pushimet punonjësve.

Related posts

Marok, mijëra persona marshojnë për ndalimin e sulmeve të Izraelit në Gaza

admin

Gjendet i vdekur një person në hyrjen e shtëpisë në veriun e Mitrovicës

admin

Shtesat për fëmijë: Kurti njofton se nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritje prej 50 përqind

RTI