RTV AHIRETI
Shëndetësi

Punet e shtepise janë ilaç, e ju nuk e keni ditur

punet-e-shtepise-jane-ilac,-e-ju-nuk-e-keni-ditur

Sipas një studimi të kryer së fundmi, u tha se bërja e punëve të shtëpisë është e ngjashme me frekuentimin e palestrës. Pastrimi, fshirja e pulurave, larja e enëve dhe shtëpisë në përgjithësi djegin deri në 2,000 kalori në javë.

Pastrimi i banjos, pastrimi dhe hekurosja e rrobave, larja e enëve dhe fshirja mund të jenë të barabartë me një paketë ushtrimesh në palestër, e sigurisht që kjo varet se sa të pastër e dëshironi shtëpinë.

Studimi zbuloi se pastrimi-hekurosja e rrobave për një orë djeg pothuajse ngjashëm kalori sa 100 ushtrime të barkut (ulje-ngritje), përderisa pastrimi i dritareve është i barabartë me 40 pompa (skleka).

Po ashtu studimi nxori disa konkluzione se edhe mënyra se si e pastroni shtëpinë, ose llojet, ndikojnë në disa pjesë të trupit.

Nëse duke bërë punë të shtëpisë keni muskuj më të fortë të barkut, kjo është për shkak të hekurosjes. Fshirja e dyshemesë me fshesë elektrike djeg deri në 90 kalori për gjysmë ore.

Related posts

Mos e shtyni më gjatë, sipas dentistëve kjo është mosha e duhur kur fëmijët duhet të fillojnë të lajnë dhëmbët

admin

Çaji shërues i shegës dhe piperit të zi, kundër gripit e alergjive

admin

7 mënyra efektive për të forcuar shëndetin e zemrës në dimër

rezart morina