RTV AHIRETI
Shëndetësi

Punet e shtepise janë ilaç, e ju nuk e keni ditur

punet-e-shtepise-jane-ilac,-e-ju-nuk-e-keni-ditur

Sipas një studimi të kryer së fundmi, u tha se bërja e punëve të shtëpisë është e ngjashme me frekuentimin e palestrës. Pastrimi, fshirja e pulurave, larja e enëve dhe shtëpisë në përgjithësi djegin deri në 2,000 kalori në javë.

Pastrimi i banjos, pastrimi dhe hekurosja e rrobave, larja e enëve dhe fshirja mund të jenë të barabartë me një paketë ushtrimesh në palestër, e sigurisht që kjo varet se sa të pastër e dëshironi shtëpinë.

Studimi zbuloi se pastrimi-hekurosja e rrobave për një orë djeg pothuajse ngjashëm kalori sa 100 ushtrime të barkut (ulje-ngritje), përderisa pastrimi i dritareve është i barabartë me 40 pompa (skleka).

Po ashtu studimi nxori disa konkluzione se edhe mënyra se si e pastroni shtëpinë, ose llojet, ndikojnë në disa pjesë të trupit.

Nëse duke bërë punë të shtëpisë keni muskuj më të fortë të barkut, kjo është për shkak të hekurosjes. Fshirja e dyshemesë me fshesë elektrike djeg deri në 90 kalori për gjysmë ore.

Related posts

Këta janë viruset më të rrezikshëm që kërcënojnë njerëzimin

admin

Si ndikon stresi te gratë?

admin

Antibiotiku natyror që lufton mikrobet dhe bakteret dhe forcon sistemin imunitar

admin