RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Punëtorët e RTK-së nisin grevën e përgjithshme për shkak të pagave

punetoret-e-rtk-se-nisin-greven-e-pergjithshme-per-shkak-te-pagave

Nga sot, punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës do të nisin grevën e përgjithshme për shkak të mosmarrjes së pagave.

Përveç kësaj, sindikata ka kërkuar që fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të bojkotohet nga RTK-ja.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka bërë të ditur se greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me pezullimin e të gjitha punëve në çdo sektor. Sipas kësaj sindikate, greva vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të injoruara dhe rrezikut për vazhdimësinë e RTK-së për shkak të pagave të bllokuara.

Edhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës ka njoftuar punëtorët se, duke filluar nga sot, do të organizohet një grevë njëorëshe para ndërtesës së Radio Kosovës. Shoqata ka kërkuar sërish nga organet përgjegjëse që të marrin masa urgjente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, në mënyrë që punëtorëve t’u garantohen të drejtat e tyre ligjore dhe institucioni të vazhdojë punën pa pengesa.

Sindikatat paralajmërojnë se greva do të vazhdojë deri në alokimin e buxhetit për RTK-në dhe, përveç grevës, do të organizojnë edhe protestë para Qeverisë dhe Kuvendit ditët në vijim. Në mungesë të pagave dhe zgjidhjes institucionale, rrezikohet funksionimi i programeve dhe misioni publik i transmetuesit të vetëm në vend.

Related posts

Komandant “Remi”: Të lirohen dhe të kthehen në atdhe të gjithë të akuzuarit nga Specialja

admin

Somali, rritet në 20 numri i viktimave në sulmin terrorist të Al-Shabaab

admin

Zonja e Parë Turke përparon planet pas samitit “Një zemër për Palestinën”

Muhamet Ramadani