Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmjen e së enjtes ka vizituar punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Kurti këtë ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka falënderuar punëtorët e inxhinierët që po merren me përfundimin e kësaj rruge.
“Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në rrugën Prishtinë – Podujevë. Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës. I falemnderoj punëtorët e inxhinerët që nuk po ndalen ditë e natë për ta përfunduar këtë rrugë në afat!”, thuhet në postimin e Kurtit.
Derisa ka përfunduar “Qeveria për Komunat”./teve1.info/.