RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin bën thirrje për marrjen e masave për rublën

putin-ben-thirrje-per-marrjen-e-masave-per-rublen

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë thirrje të hënën për masa të menjëhershme për ta mbështetur rublën, valutën e dobësuar ruse, teksa vendi po përballet me rritje të inflacionit.

Sa i përket zhvlerësimit të valutës, Putin ka thënë se “është e nevojshme të kuptohet qartë çfarë po e shkakton atë dhe të merren vendime të duhura, pa vonesa”.

Lideri rus i ka bërë këto komente në një takim qeveritar për buxhetin shtetëror, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Rritja e shkallës së interesit është një prej mënyrave për forcim të valutës së një vendi edhe për ulje të ritmit të inflacionit.

Banka Qendrore e Rusisë veçse e ka rritur normën e interesit në 13 për qind.

Putin ka thënë se beson në politikat ekonomike të Rusisë.

“Jam i sigurt që Banka Qendore po punon me profesionalizëm dhe – çfarë është e rëndësishme – në mënyrë të koordinuar”.

Ministria e Ekonomisë ka thënë se parashikimet për inflacionin këtë vit shkojnë në 7.5 për qind.

Sipas ekspertëve, Zyra ruse e Statistikave e ka ndryshuar mënyrën e kalkulimit të të dhënave më 2023, në krahasim me vitin 2022, në mënyrë që shifrat përfundimtare të jenë më të vogla.

Pavarësisht rritjes së inflacionit, Putini ka thënë se është i kënaqur me gjendjen e ekonomisë.

“Ne i kemi mbijetuar një presioni të pashembullt prej jashtë, presion me sanksione nga disa elita në bllokun e ashtuquajtur perëndimor”, ka thënë ai.

Sanksionet e Perëndimit janë rezultat i nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /rel

Related posts

Osmani dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Po çon në një jostabilitet të paprecedentë

admin6

22 vjet nga masakra e Lubotenit, plagët ende mbetën të freskëta

rezart morina

Gjermania premton vazhdim të mbështetjes ushtarake për Ukrainën, rrit shpenzimet e mbrojtjes

admin