RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin dhe kryeministri armen diskutojnë për “sigurinë kufitare Azerbajxhan-Armeni”

putin-dhe-kryeministri-armen-diskutojne-per-“sigurine-kufitare-azerbajxhan-armeni”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan diskutuan mbi çështjet për sigurinë kufitare Azerbajxhan-Armeni dhe sigurimin e lidhjeve ekonomike dhe të transportit në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga pallati i Kremlinit thuhet se Putin dhe Pashinyan zhvilluan bisedë telefonike.

Në deklaratën ku rikujtohet takimi i dy liderëve për zbatimin e deklaratave trepalëshe mes Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë në kuadër të takimit të Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik të mbajtur në Bishkek më 9 dhjetor, thuhet se “Vëmendje të veçantë iu kushtua projekteve për garantimin e sigurisë në kufirin Azerbajxhan-Armeni dhe rivendosjen e lidhjeve tregtare, ekonomike, të transportit dhe logjistike në Kaukazin Jugor”.

Related posts

Bankat amerikane bëhen bashkë për të shpëtuar nga falimenti, Evropa rrit interesat

admin

Procesi i konvertimit të targave në RKS, deri tani 57 vetura të djegura

admin

Bisedimet afgane të udhëhequra nga OKB-ja fillojnë në Katar pa talebanët

admin