RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin dhe kryeministri armen diskutojnë për “sigurinë kufitare Azerbajxhan-Armeni”

putin-dhe-kryeministri-armen-diskutojne-per-“sigurine-kufitare-azerbajxhan-armeni”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan diskutuan mbi çështjet për sigurinë kufitare Azerbajxhan-Armeni dhe sigurimin e lidhjeve ekonomike dhe të transportit në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga pallati i Kremlinit thuhet se Putin dhe Pashinyan zhvilluan bisedë telefonike.

Në deklaratën ku rikujtohet takimi i dy liderëve për zbatimin e deklaratave trepalëshe mes Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë në kuadër të takimit të Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik të mbajtur në Bishkek më 9 dhjetor, thuhet se “Vëmendje të veçantë iu kushtua projekteve për garantimin e sigurisë në kufirin Azerbajxhan-Armeni dhe rivendosjen e lidhjeve tregtare, ekonomike, të transportit dhe logjistike në Kaukazin Jugor”.

Related posts

Kosovë, përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV merr mandatin e 50/ Vijon procesi për zarfet e dërguara me postë

admin

VIDEO/ Vrasja e “El Mencho-s, zbulohet banesa luksoze që shërbeu si strehë e fundit dhe nga ku tentoi të arratisej

admin

Ultimatumit po i vjen fundi, Trump lëshon kërcënimin e fundit ndaj Iranit: Një qytetërim i tërë mund të vdesë sonte!

admin