“Rusia është gati të furnizojë Evropën me burime energjitike këtë vjeshtë dhe dimër”, tha Vladimir Putin gjatë fjalimit të tij në forumin energjitik të mbajtur në Rusi, duke bërë të qartë se “topi është tani në fushën e tyre”.
Presidenti rus bëri me dije se nëse vazhdon rritja e çmimeve në Europë, atëherë BE-ja do të detyrohet të “printojë” para të reja, siç ka vepruar vite më parë.
Sakaq Putin ka thënë se rritja e çmimit të energjisë nuk ka të bëjë me luftën e Ukrainë. Ironitë nuk kanë munguar nga Presidenti rus.
“Europianët po kthehen në epokën mesjetare, duke magazinuar dru për tu ngrohur në dimër”, ka thënë Putin.
Lidhur me rrjedhjet tubacionit me gaz rus në Blltik, ai tha se “është pa dyshim një akt terrorizmi ndërkombëtar”. /abcnews