RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin fillon takimin me të dërguarit amerikanë Witkoff dhe Kushner për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

putin-fillon-takimin-me-te-derguarit-amerikane-witkoff-dhe-kushner-per-zgjidhjen-e-ceshtjes-se-ukraines

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka filluar një takim në Kremlin me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, me qëllim gjetjen e një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Duke hapur takimin, Putin shprehu shpresë se Witkoff dhe Kushner kishin pasur mundësinë të shohin Moskën paraprakisht.

Takimi po mbahet në një format të ngushtë, pasi pala amerikane përfaqësohet vetëm nga Witkoff dhe Kushner, ndërsa pala ruse, përveç Putinit, përfshin ndihmësin presidencial, Yury Ushakov dhe të dërguarin e posaçëm, Kirill Dmitriev.

Delegacioni amerikan pritet të paraqesë një plan të rishikuar të paqes që synon t’i japë fund luftimeve në Ukrainë që vazhdojnë që nga shkurti i vitit 2022.

Related posts

“Një paralajmërim i qartë për Athinën”

Hevzi

Presidentja priti në takim Bujar Osmanin

Muhamet Ramadani

Zelensky propozoi takim me Putinin në SHBA, Kremlini: Nëse është i gatshëm të flasë me përgjegjësi e seriozitet, të vijë në Moskë

admin