Presidenti Vladimir Putin i ka dhënë nënshtetësinë Edward Snowden, sinjalizuesin që zbuloi informacione top-sekret në lidhje me programet e mbikëqyrjes amerikane dhe që jeton në Rusi.
Snowden, një ish-kontraktor me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, denoncoi aktivitetet e gjera të spiunazhit të qeverisë amerikane përpara se të ikte nga Shtetet e Bashkuara në 2013, fillimisht në Hong Kong dhe më pas në Rusi, ku përfundimisht iu dha azil.
39-vjeçari kërkohet në Shtetet e Bashkuara me akuzën e shkeljes së sigurisë, që përfshin ekspozimin e përpjekjeve të shtetit për të spiunuar civilët në një shkallë të gjerë.
Snowden njoftoi në nëntor 2020 se ai dhe gruaja e tij, Lindsay, po aplikonin për nënshtetësinë ruse në mënyrë që të mos ndaheshin nga djali i tyre, i cili lindi atë dhjetor. /atsh