Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman diskutuan lidhur me ngjarjet e javës së kaluar në Rusi, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin dhe Bin Salman zhvilluan bisedë telefonike.
Bin Selman tha se mbështesin masat e marra nga qeveria ruse për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve në lidhje me krizën e “Wagner”-it në Rusi më 24 qershor.
Gjatë bisedës u diskutuan çështjet e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me përfitim reciprok midis Rusisë dhe Arabisë Saudite.
Putini përcolli urimet e tij për Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe popullin e Arabisë Saudite me rastin e Kurban Bajramit.
Gjatë bisedës u ra dakord për ruajtjen e kontakteve dypalëshe.