Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nderuar presidentin e Republikës Sprska, Milorad Dodik, me Urdhrin Aleksandra Nevskog, transmeton Anadolu.
Dje, Partia e Socialdemokratëve të Pavarur (SNS), kryetar i të cilës është Dodik, njoftoi se ai u “nderua për kontributin e tij të madh në zhvillimin e bashkëpunimit midis Republikës Srpska dhe Rusisë”.
“Ne jemi të lumtur që kemi miq si presidenti Putin, të cilët mbështesin sinqerisht Republikën Sprska dhe luftën tonë paqësore për të ruajtur interesat e qytetarëve të saj. Sprska dhe Rusia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha fushat dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë atë edhe më të mirë dhe më kuptimplote në të ardhmen”, tha SNSD-ja.
Po ashtu raportohet se Dodik gjatë takimit me Putin ka theksuar se Republika Srpska kundërshton çdo mundësi për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe se ajo nuk do të anëtarësohet në NATO.
“Republika Srpska është miku ynë, faleminderit për mbështetjen e Rusisë. Ju jemi mirënjohës për ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë. Ne do të punojmë edhe më shumë për marrëdhëniet tona të mira dhe ju jeni gjithmonë të mirëpritur në Federatën Ruse”, citohet Putin të ketë thënë gjatë takimit të tij me Dodik.