RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti gjerman sërish refuzon të dorëzojë raketa ‘Taurus’ në Ukrainë

parlamenti-gjerman-serish-refuzon-te-dorezoje-raketa-‘taurus’-ne-ukraine

Ligjvënësit gjermanë kanë hedhur poshtë një mocion për dërgimin e raketave me rreze të gjatë ‘Taurus’ në Ukrainë, pavarësisht presionit në rritje nga Kievi dhe aleatët për të rritur dërgesat e armëve, transmeton Anadolu.

Mocioni, i cili u paraqit nga aleanca e qendrës së djathtë CDU/CSU, u mbështet vetëm nga 181 ligjvënës, ndërsa 480 ligjvënës votuan kundër dhe pesë abstenuan.

Kjo ishte përpjekja e dytë e kristian-demokratëve (CDU/CSU) për të krijuar mbështetje për dërgimin e sistemeve të avancuara gjermane të armëve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, pasi mocioni i tyre i ngjashëm u refuzua muajin e kaluar.

Kancelari Olaf Scholz ka qenë i kujdesshëm deri më tani në lidhje me dërgimin e raketave ‘Taurus’ në Ukrainë, nga frika se ato mund të përdoren për të sulmuar objektivat në Rusi dhe për ta bërë Gjermaninë një palë në konflikt.

Sot, ligjvënësit nga Partia Social Demokrate (SPD) e kancelarit Scholz dhe partnerët e tyre të koalicionit, të Gjelbrit dhe Partia Demokratike e Lirë (FDP), votuan kundër mocionit të CDU/CSU-së.

Politikania liberale, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, kryetarja e komisionit parlamentar të mbrojtjes, ishte e vetmja ligjvënëse nga koalicioni që votoi në favor të mocionit.

“Nuk dua të akuzohem një ditë se nuk kam bërë gjënë e duhur në momentin e duhur”, tha ajo gjatë debatit në parlament, duke bërë thirrje për dërgimin e raketave ‘Taurus’ për të forcuar aftësitë e ushtrisë ukrainase.

Related posts

U bë zyrtarisht kandidatja demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris pritet të prezantojë emrin e personit që ka zgjedhur për nënpresident

admin

Bangladesh: Mijëra mbeten të pastrehë nga zjarri në një lagje barakash në Dhaka

admin

Dhjetë mijë punonjës shëndetësorë janë larguar nga Greqia në 2,5 vitet e fundit

Muhamet Ramadani