RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Pothuajse i gjithë drithi i Ukrainës shkon në vendet e BE-së dhe jo në vendet që kanë nevojë

putin:-pothuajse-i-gjithe-drithi-i-ukraines-shkon-ne-vendet-e-be-se-dhe-jo-ne-vendet-qe-kane-nevoje

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se pothuajse i gjithë drithi i Ukrainës u transportua në vendet e Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur sot në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Putin paralajmëroi se botës i kanoset një katastrofë e paprecedentë humanitare, sepse Perëndimi eksporton pjesën më të madhe të grurit ukrainas në vendet e saj dhe jo në vendet në nevojë në Afrikë.

“I gjithë, pothuajse i gjithë drithi i eksportuar nga Ukraina nuk dërgohet në vendet më të varfra në zhvillim, por në vendet e BE-së”, tha Putin.

“Në kuadër të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, që nënkupton ndihmë për vendet në nevojë, u ngarkuan vetëm dy anije. Vetëm dy nga 87 dhe në to u eksportuan 60 mijë tonë ushqim nga 2 milionë tonë. Kjo është vetëm 3 për qind që u dërguan në vendet në zhvillim”, tha presidenti rus.

Putin shtoi se shumë vende evropiane sillen si kolonizatorë, duke mashtruar vendet në zhvillim.

“Me këtë qasje bëhet e qartë se shkalla e problemeve ushqimore në botë vetëm do të rritet, për fat të keq, për keqardhjen tonë të madhe, kjo mund të çojë në një katastrofë humanitare të paprecedentë”, tha Putin.

Ai tha se do të mendohet për kufizimin e eksportit të drithit dhe ushqimeve të tjera nga Ukraina dhe se për këtë temë do të konsultohej patjetër me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina më 22 korrik nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për rifillimin e eksportit të drithit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u mbyllën pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt. Për të mbikëqyrur dërgesat, në Istanbul është hapur qendra e përbashkët e koordinimit me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja.

Related posts

Aksion i policisë në Obiliq e Prizren, arrestohen shtatë persona për mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

admin

Izraeli në ofensivë diplomatike kundër urdhrit të mundshëm të GJNP për arrestimin e Netanyahut

RTI

Hunter Biden u shpall fajtor, reagon presidenti i SHBA: Jam krenar për djalin tim! Respektoj vendimin e gjykatës, por…

admin