RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Pranimi i propozimit të Rusisë për ar’mëpushim në Ukrainë do të sigurojë ndalimin e kon’flikteve

putin:-pranimi-i-propozimit-te-rusise-per-ar’mepushim-ne-ukraine-do-te-siguroje-ndalimin-e-kon’flikteve

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se pranimi i propozimit të Rusisë lidhur me armëpushimin në Ukrainë do të sigurojë ndalimin e konflikteve dhe fillimin e negociatave, raporton Anadolu.

Putin foli në samitin e 24-të të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), që po mbahet në kryeqytetin Astana të Kazakistanit.

Në fjalën e tij, Putin theksoi rëndësinë e ndërveprimit të partneritetit midis vendeve anëtare të SCO-së dhe tha se vëllimi tregtar i Rusisë me vendet e SCO-së u rrit me një të katërtën.

“Vendet tona po rrisin pjesën e përdorimit të monedhave kombëtare në pagesa. Në katër muajt e parë të këtij viti pjesa e transaksioneve tregtare të Rusisë me anëtarët e organizatës në monedhën kombëtare u rrit me 92 për qind”, tha Putin.

Presidenti rus theksoi se dokumentet e përgatitura në samit do të rrisin rolin dhe ndikimin e SCO-së. Sipas tij, siguria duhet të mbrohet në vendet e SCO-së.

“Edhe vendimet e marra sot synojnë që ‘strukturën rajonale për luftën kundër terrorizmit’ të SCO-së ta shndërrojnë në një qendër universale që mund të marrë masa paraprake kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve të sigurisë dhe që në Dushanbe të krijohet qendra e luftës kundër trafikut të drogës”, tha ai.

– “Kriza e Ukrainës lindi si rezultat i politikës brutale të SHBA-së”

Në fjalën e tij në samitin e SCO-së, Putin foli edhe për krizën në Ukrainë.

“Rusia është në favor të zgjidhjes së situatës së krizës në Ukrainë përmes mjeteve politike dhe diplomatike. Kjo krizë lindi si rezultat i politikave brutale të aleatëve të saj, veçanërisht të SHBA-së. Ne kemi propozuar vazhdimisht zgjidhje për zgjidhjen e situatës. Në mes të qershorit, ne propozuam një opsion për të zgjidhur këtë çështje. Gatishmëria e Ukrainës dhe e sponsorëve të saj perëndimorë për ta pranuar këtë do të sigurojë ndërprerjen e menjëhershme të konflikteve, mbrojtjen e jetës njerëzore dhe fillimin e negociatave”, tha Putin.

Presidenti rus gjithashtu tha se vendet e SCO-së janë të gatshme të marrin në konsideratë propozimet për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës.

– Përpjekjet e SHBA-së për “ta zgjidhur” e vetme nyjën palestineze krijuan efekt të kundërt

“Historia ka treguar se përpjekjet e SHBA-së për ta zgjidhur vetë nyjën palestineze dhe dështimi për të zbatuar rezolutat e OKB-së, që parashikojnë ekzistencën në mënyrë paqësore të Izraelit dhe Palestinës si dy shtete të pavarura dhe sovrane, kanë krijuar efektin e kundërt”, tha Putin lidhur me situatën në Rripin e Gazës.

Ndër të tjera, presidenti rus tha se ata mbështesin idenë e rifillimit të Grupit të Kontaktit Afganistan-SCO dhe se kjo do të kontribuojë në zgjidhjen e situatës në Afganistan.

Related posts

Papa dënon populistët, paralajmëron se demokracia është në gjendje të keqe në botë

Muhamet Ramadani

Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur

RTI

Kosovë, Albin Kurti zgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër. Asnjë votë kundër në Këshillin e Përgjithshëm

admin