RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Rusia e gatshme që nesër të lëshojë gazsjellësin Nord Stream II nëse Evropa jep dritë jeshile

putin:-rusia-e-gatshme-qe-neser-te-leshoje-gazsjellesin-nord-stream-ii-nese-evropa-jep-drite-jeshile

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska është e gatshme “që nesër të lëshojë” gazsjellësin Nord Stream II për të ofruar gaz në Evropë nëse Bashkimi Evropian (BE) jep dritë jeshile, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Putin tha se duhet vetëm shtypja e një butoni për të vënë në veprim gazsjellësin Nord Stream II.

Ai shtoi se ndërtimi i tubacionit nuk ishte “për kot”, sepse Rusia zotëroi teknologjitë dhe fitoi aftësi të reja.

E njëjta gjë vlen edhe për gazsjellësin Nord Stream I, tha Putin, duke shtuar se ai mund të vihet në funksion shumë shpejt.

Kompania ruse e energjisë Gazprom po pret që turbina e pompimit të gazit të rifillojë dërgesat, tha ai.

“Na jepni turbinën, nesër do të lëshojmë gazsjellësin Nord Stream”, tha ai.

Presidenti rus hodhi poshtë akuzat për “shantazh energjetik”, duke theksuar se Ukraina mbylli një linjë të tubacionit të gazit “nën një justifikim jo bindës”.

Ai gjithashtu tha se Polonia vendosi sanksione ndaj një tjetër tubacioni rus, i cili çoi në situatën ku vetëm një tubacion gazi, Nord Stream I, mbeti në funksion, duke shtuar se Rusia do të kërkojë tregje të reja për shitje në Azi.

Putin u shpreh se për momentin ka përparim në lidhje me dërgesat në Kinë dhe Mongoli, me palët që kanë rënë dakord për të gjithë parametrat kryesorë, përfshirë çmimet.

Related posts

Shtatë serbë dënohen me 56 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

admin

Fillojnë evakuimet në qytetin ukrainas Kherson

admin

Izraeli kreu sulme në Gaza gjatë gjithë natës, vriten të paktën 10 palestinezë dhe plagosen 20 të tjerë

rezart morina