Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët e përfshira në konfliktin në Ukrainë, por Kievi dhe mbështetësit e saj perëndimorë kishin refuzuar të angazhoheshin në bisedime, thotë Putin.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata – nuk jemi ne ata që refuzojmë të negociojmë, ata janë”, tha Putin për televizionin shtetëror Rossiya 1 në një intervistë.
“Besoj se po veprojmë në drejtimin e duhur, po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, të popullit tonë. Dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbrojmë qytetarët tanë”, tha ai. /mesazhi