RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti tunizian thirrje qeverisë: Shkatërroni bandat që shkaktojnë rritjet e çmimeve

presidenti-tunizian-thirrje-qeverise:-shkaterroni-bandat-qe-shkaktojne-rritjet-e-cmimeve

Presidenti i Tunizisë, Kais Saied i kërkoi Qeverisë të shkatërrojë “bandat” që rrisin çmimet për ushqimet bazë dhe që ndërpresin qëllimisht shërbimet publike, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga llogaria e Presidencës në Facebook thuhet se Saied u takua me kryeministrin Ahmed Hachanin.

Në takim u diskutuan punimet e qeverisë, rritja e çmimeve të ushqimeve bazë, tërheqjen e disa artikujve nga tregjet si dhe prishjen e qëllimshme të shërbimeve publike të tilla si mos lëshimi i certifikatave të lindjes apo mos kryerja e celebrimit të martesave në disa bashki.

“Bandat që përpiqen të prishin qetësinë e popullit duhet të shkatërrohen”, tha Saied duke shtuar se shteti do të kërkojë llogari nga të gjithë ata që përpiqen të marrin të drejtat nga duart e qytetarëve.

Presidenti Saied nga ish-kryeministrja Najla Bouden kërkoi marrjen e masave urgjente lidhur me krizën e bukës që përjetohet në vend. Më 1 gusht presidenti Saied e shkarkoi nga detyra Bouden dhe në vend të saj emëroi si kryeministër Hachanin.

Kriza ekonomike në Tunizi është duke u thelluar në dekadën e fundit

Kriza ekonomike e nxitur nga kriza politika në dekadën e fundit në Tunizi vazhdon të thellohet.

Qeveria tuniziane e cila që nga maji 2021 e deri më tani zhvillon procesin e negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për kredinë e re prej 1.9 miliard dollarësh, po punon mbi reformat për tërheqjen e investitorëve të huaj pas thellimit të mëtejshëm të krizës ekonomike pas luftës Rusi-Ukrainë.

Related posts

Vuçiqi e mban në krah njeriun e shpallur non-grata nga SHBA-të për të cilin ka fletarrest në fuqi në Kosovë

admin

Qeveria tregon se çfarë biseduan në telefon Kurti me Chollet

rezart morina

Prezantohen masat për subvencionimin e energjisë: Këto janë pajisjet dhe kategoritë që do të përkrahen

admin