RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Rusia po përparon në drejtim të bastionit të Ukrainës në qytetin Siversk

putin:-rusia-po-perparon-ne-drejtim-te-bastionit-te-ukraines-ne-qytetin-siversk

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se forcat ruse po përparojnë në drejtim të qytetit Siversk të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Duke folur në një takim me fituesit e konkursit “Liderët e Rusisë”, Putin tha se trupat ukrainase fortifikuan zonën, por theksoi se “ka përparim atje”.

Forcat ruse pushtuan qytetin Siversk në korrik të vitit 2022 dhe e kishin nën kontroll deri në muajin shtator të po të njëjtit vit, por më pas e braktisën vendbanimin për shkak të vështirësive që lidhen me mbajtjen e tij.

Qyteti lindor është një bastion i Ukrainës dhe shefat ushtarakë kishin deklaruar se forcat ruse nuk do të jenë në gjendje ta marrin kontrollin e qytetit.

Në një njoftim tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se vendbanimi Nevelske, gjithashtu në rajonin Donetsk, kaloi nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Trupat ukrainase janë tërhequr prej disa kohësh, duke përmendur mungesën e municioneve dhe mbështetje të tjera nga Perëndimi si arsye.

Rusia filloi “operacionin special ushtarak” në Ukrainë në muajin shkurt të vitit 2022.

Related posts

Sekuestrohen mbi 18 kilogramë narkotikë në Prishtinë, Policia jep detaje

admin

Kancelari gjerman: Asetet e ngrira ruse duhet t’i sjellin dobi Ukrainës, jo SHBA-së

RTI

U bllokuan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, NASA zbulon kur do të kthehen në Tokë dy astronautët

admin