RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin takohet me ish-komandantin e “Wagner”-it, Andrey Troshev

putin-takohet-me-ish-komandantin-e-“wagner”-it,-andrey-troshev

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u takua me Andrey Troshev, një nga ish-komandantët e grupit mercenar “Wagner”, raporton Anadolu.

Në deklaratën e Kremlinit thuhet se në takimin e djeshëm të Putinit me Troshevin në Pallatin e Kremlinit ishte i pranishëm edhe zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Yunus-Bek Yevkurov.

Putin i tha Troshevit: “Në takimin e fundit folëm për ju që të merrni pjesë në formimin e njësive vullnetare që mund të kryejnë misione të ndryshme luftarake, veçanërisht në zonën e operacionit special ushtarak. Ju luftuat në një njësi të tillë për më shumë se një vit. Ju e dini se çfarë është dhe si bëhet. Ju i dini paraprakisht çështjet që duhet të zgjidhen në mënyrë që operacionet luftarake të vazhdojnë në mënyrën më të mirë dhe më të suksesshme”.

Duke shpjeguar se garancitë sociale janë të vlefshme për të gjithë, pavarësisht nga statusi i atyre që kryejnë detyrat luftarake, Putin tha se kushdo që lufton për atdheun e tij, pavarësisht statusit të tij, është i barabartë në këtë kuptim.

– Troshev ishte mbiquajtur “Sedoy” në “Wagner”

Troshev, i cili shërbeu në ushtrinë ruse gjatë luftërave në Afganistan dhe Çeçeni dhe punoi në Ministrinë e Punëve të Brendshme Ruse, mori pjesë në grupin e luftëtarëve mercenar “Wagner” pas daljes në pension.

Troshev ishte në pozicionin komandues në grupin “Wagner” me pseudonimin “Sedoy”.

– Kremlini: Troshev tani punon në Ministrinë e Mbrojtjes

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në deklaratën e tij pas takimit Putin-Troshev tha se “Troshev tani punon në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë”.

– Putin sugjeroi që luftëtarët e “Wagner”-it të viheshin nën komandën e “Sedoy”

Në deklaratën e tij për gazetën “Kommersant” më 14 korrik, Putin tha se është takuar me 35 komandantë të “Wagner”-it në Pallatin e Kremlinit më 29 qershor, pasi grupi “Wagner” që luftonte në Ukrainë u rebelua kundër administratës ruse më 24 qershor.

Duke thënë se ai ofroi opsione të ndryshme punësimi për komandantët, Putin deklaroi se ai sugjeroi që luftëtarët e “Wagner”-it të viheshin nën komandën e një komandanti me nofkën “Sedoy”.

Putin theksoi se luftëtarët e “Wagner”-it kanë shërbyer nën këtë komandant për 16 muaj. “Ata mund të mblidhen të gjithë në një vend dhe të vazhdojnë të shërbejnë dhe asgjë nuk do të ndryshojë për ta. Ata do të udhëhiqen nga i njëjti person që ka qenë komandanti i tyre i vërtetë që nga fillimi”, tha Putin.

– Themeluesi i “Wagner”-it, Prigozhin humbi jetën në një avion privat që u rrëzua në Rusi

Në deklaratën nga Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror (Rosaviatsiya) më 23 gusht, u raportua se 10 persona humbën jetën kur avioni privat me Prigozhinin në të u rrëzua.

Sipas deklaratës, përveç Prigozhinit, në listën e pasagjerëve në avion u përfshinë edhe emrat e ndihmësit të tij dhe prej themeluesve të “Wagner”-it, Dmitriy Utkin, Sergey Propustin, Yevgeniy Makaryan, Aleksandr Totmin, Valeriy Chekalov dhe Nikolay Matuseyev.

Thuhet se ekuipazhi prej 3 personash, i përbërë nga Aleksey Levshin, Rustam Karimov dhe Kristina Raspopova, gjithashtu humbën jetën në aksident. Duke thënë se “Wagner”-i nuk kishte ekzistencë ligjore, Putin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën nga rrëzimi i avionit.

Related posts

KFOR-i amerikan nga veriu i Kosovës: Po ofrojmë mjedis të sigurt

admin

“KS-OKB deri më tani nuk ka arritur të ndalojë dhunën në Gaza”

rezart morina

“Zvicra do të mbështesë procesin e paqes së Ukrainës”

admin6