Taktikat perëndimore të “blitzkrieg-it ekonomik”(sulm i befasishëm) dështuan, tha presidenti rus Vladimir Putin duke folur në një takim mbi çështjet ekonomike të hënën, shkruan CNN.
“Rusia po përballet me presionin e jashtëm, dhe në fakt, mund të thuhet, me agresionin financiar dhe teknologjik nga disa vende”. “Taktikat kundër ekonomisë ruse, sulmi i papritur në të cilin po mbështeteshin, nuk funksionuan, kjo tashmë është e qartë për të gjithë, dhe për ta gjithashtu”, shtoi ai.
Një recesion i mprehtë në ekonominë ruse u shmang, falë “masave efektive mbrojtëse” që u zbatuan menjëherë nga qeveria ruse, vuri në dukje ai.
“Inflacioni gjithashtu është stabilizuar shpejt. Pasi arriti kulmin në 17.8% në prill, ai ka rënë në 14.1% sot, më 5 shtator”, tha Putin.
“Kemi të gjitha arsyet që deri në fund të vitit inflacioni të jetë rreth 12%,” shtoi ai duke thënë se ekonomia po fillon të rritet dhe kompanitë po i kthehen biznesit si zakonisht. /abcnews