Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi selinë e grupit të trupave “Dnepr” në rajonin Kherson, territorin e Ukrainës.
“Putin i kërkoi ushtrisë të shprehte mendimin e tyre për situatën ushtarake në zonat Kherson dhe Zaporizhia.
“Nuk dua të shpërqendrohem nga detyrat e drejtpërdrejta komanduese dhe kontrolluese. Ne po punojmë profesionalisht, shkurt dhe konkretisht. Për mua është e rëndësishme të dëgjoj mendimin se si po zhvillohet situata, të dëgjoj, të shkëmbejmë informacione”, deklaroi Putin.
Pas bazës ushtarake në rajonin Kherson, presidenti rus Vladimir Putin vizitoi selinë e Gardës Kombëtare “Lindore” në Republikën Popullore të Luganskut (LPR).
“Vladimir Putin ka marrë raporte nga gjeneralkoloneli Alexander Lapin dhe zyrtarë të tjerë të lartë mbi situatën në këtë rajon”, tha zyra e shtypit, duke specifikuar se ishte vizita e parë e Putinit në Republikën Popullore të Luganskut. /atsh
Russia’s President Putin visits military units in Ukraine’s Luhansk and Kherson regions, which is under control of Russian forces https://t.co/FYptbOidPb pic.twitter.com/yoDlIOfOtt
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) April 18, 2023