RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putini fajëson dështimin e politikës amerikane për konfliktin në Izrael

putini-fajeson-deshtimin-e-politikes-amerikane-per-konfliktin-ne-izrael

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një takimi me kryeministrin irakian Mohamed al-Sudani në Kremlin, komentoi konfliktin e fundit në Izrael, duke ia vënë krejt fajin atë që ai e quajti dështimin e politikës amerikane.

“Fatkeqësisht, shohim përkeqësim të papritur të situatës në Lindjen e Mesme. Mendoj se shumë do të pajtohen me mua se ky është shembull i qartë i dështimit të politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme, të cilat u përpoqën të monopolizojnë rregullore, por, për fat të keq, nuk u mor me gjetjen e kompromiseve të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Putin.

Ai theksoi se pozicioni i Rusisë, por edhe i Irakut, është nevoja për të minimizuar dëmin e popullatës civile dhe për ta reduktuar atë në zero.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, foli për qëndrimin e Rusisë, duke thënë se Moska ka marrëdhënie historike të kahershme me palestinezët, por ka edhe shumë të përbashkëta me Izraelin, duke përfshirë faktin se shumë izraelitë janë ish-shtetas rusë.

“Prandaj, ne mbajmë marrëdhënie me të dyja palët në këtë konflikt dhe synojmë të vazhdojmë të bëjmë përpjekje dhe të luajmë rolin tonë për të ndihmuar në gjetjen e një rruge për një zgjidhje”, ka thënë ai. /koha

Related posts

Polonia i dorëzon Ukrainës avionët e parë luftarakë MiG-29

admin

BM – Mijëra mjekë sërish në grevë për shkak të pagave

rezart morina

3 vjet nga vrasja e George Floydit, Biden thirrje Kongresit për reforma policore

rezart morina