RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Putini kërkon “garanci reale” nga Kievi për marrëveshjen e grurit

putini-kerkon-“garanci-reale”-nga-kievi-per-marreveshjen-e-grurit

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan se ai do “garanci reale” nga Kievi, përpara se t’i bashkohet sërish marrëveshjes për grurin.

Siç raportoi AFP-ja, më 1 nëntor, në një bisedë telefonike, Putin i tha Erdoganit se Rusia po kërkon “garanci reale nga Kievi për respektimin e rreptë të Marrëveshjes së Stambollit, veçanërisht për mospërdorimin e korridorit humanitar për qëllime ushtarake”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara (OKB) mundësoi, në muajin gusht, vazhdimin e eksportit të grurit ukrainas, duke zbutur krizën ushqimore të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës.

Rusia ka akuzuar më herët Ukrainën për abuzim me korridorin e sigurt për transportimin e grurit, për të sulmuar anijet ruse në Krime dhe ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshje.

Më 29 tetor, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Moska po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen për grurin “pas sulmit ukrainas me dron mbi anijet e flotës ruse të Detit të Zi, si dhe në anijet civile në Sevastopol”.

Putin i tha Erdoganit se “është e nevojshme të kryhet një hetim i plotë për rrethanat e incidentit” kundër flotës së Detit të Zi.

“Vetëm pas kësaj do të jetë e mundur të diskutohet çështja e vazhdimit të punës” në kuadër të marrëveshjes, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Ukraina tha se pretendimi i Rusisë ishte një “pretekst i rremë” për t’u tërhequr nga marrëveshja.

Më 1 nëntor, disa anije mallrash u larguan nga portet e Ukrainës, pavarësisht paralajmërimit të Rusisë një ditë më parë se ishte “i rrezikshëm” vazhdimi i eksporteve pa pjesëmarrjen e Rusisë. /rel

Related posts

Tërnava uron muajin e Ramazanit: Të reflektojmë për dashurinë ndaj fesë dhe dashurinë ndaj atdheu

Irfan Jahiu

41 persona humbin jetën nga zjarri në një kishë të Kajros

admin

Rrënohen pesë objekte afër Liqenit të Radoniqit

Hevzi