RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putini: Rusia do të kryejë teste bërthamore nëse shtetet tjera e bëjnë të njëjtën gjë

putini:-rusia-do-te-kryeje-teste-berthamore-nese-shtetet-tjera-e-bejne-te-njejten-gje

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Moska është e gatshme të kryejë teste bërthamore nëse vendet e tjera e bëjnë një gjë të tillë të parat, raporton Anadolu.

Deklarata u bë gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë të Rusisë, thirrur pas raportimeve mediatike se SHBA-ja ka testuar armë bërthamore. Putini u dha udhëzime zyrtarëve të sigurisë që të analizojnë informacionet dhe nëse konfirmohen, të përgatiten për testet e Rusisë.

Ai kujtoi një qëndrim të mëparshëm duke thënë: “Që në vitin 2023 u theksua se nëse SHBA-ja ose shtete të tjera pjesëmarrëse në traktatin përkatës do të kryenin teste të tilla, edhe Rusia do të duhej të merrte masa të përshtatshme në përgjigje”.

“Në këtë lidhje, i udhëzoj Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse, shërbimet speciale dhe agjencitë civile të përfshira të mbledhin informacion shtesë mbi këtë çështje, ta analizojnë atë në forumet e Këshillit të Sigurisë dhe të paraqesin propozime të koordinuara për mundësinë e fillimit të përgatitjeve për aktivitete testimi të armëve bërthamore”, shtoi ai.

Deklarata vjen pas njoftimit të 31 tetorit të presidentit amerikan Donald Trump në platformën e tij “Truth Social”, ku ai tha se ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes të nisë menjëherë testimet e armëve bërthamore.

Related posts

U goditën nga orteku, të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në Himalajet indiane – VIDEO

admin

Qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

admin

Presidenti Erdoğan shpreh mbështetje për Pakistanin pas përmbytjeve

admin