RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe, refuzohen të Bekim Haxhiut dhe të tjerat

pzap-ja-aprovon-ankesen-e-listes-serbe,-refuzohen-te-bekim-haxhiut-dhe-te-tjerat

Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e Listës Serbe, ndaj vendimit të KQZ-së për moscerfikimin e rezultatit të kandidatëve të Listës Serbe.

Në vendimin e publikuar nga PZAP thuhet se qëndrimi i KQZ-së nuk është i drejtë dhe se nuk pajtohet me një vendim të tillë.

“Paneli, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës si dhe arsyetimit të KQZ-së të përmbajtur në vendimin e ankimuar të datës 31.01.2026, me numër protokolli Nr.01/156/2026, vlerëson se një qëndrim i tillë nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, pasi është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme LZP, nenin 101 paragrafi 16, nenin 106 paragrafi 3, nenin 111 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenit 9 paragrafi 2 të Rregullores Zgjedhore Nr.13/2024 Rezultatet Zgjedhore. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nuk pajtohet me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mos shpalljen e rezultatit përfundimtar për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura me 28 Dhjetor 2025, për subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e saj. PZAP vlerëson se ky vendim është і pajustifikuar dhe në kundërshtim te plote me dispozitat ligjore të sipër cekura, kjo për faktin se duke pas parasysh se kanë përfunduar të gjitha procedurat e numërimit dhe rinumërimit për të 3 gjitha subjektet politike, rezultati përfundimtar duhet të shpallet menjëherë dhe të përfshijë të gjitha subjektet zgjedhore pa përjashtim. Çdo shpallje e pjesshme e rezultatit përfundimtar, në rrethana të tilla, nuk ka bazë ligjore dhe bie ndesh me parimet e barazisë së subjekteve zgjedhore, sigurisë juridike dhe transparencës së procesit zgjedhor. Andaj ky vendim është ne kundërshtim me praktikat e mira zgjedhore dhe po ashtu ne kundërshtim me standardet e Komisionit te Venecias”, thuhet nga PZAP.

Ky institucion ka refuzuar ankesat tjera, përfshirë edhe dy të Bekim Haxhiut, kandidat për deputet nga PDK.

Related posts

Marrëveshja me presidentin Trump, Lukashenko fal 31 ukrainas të dënuar në Bjellorusi

admin

“Në territoret e pushtuara të Palestinës janë dokumentuar 427 sulme ndaj shërbimeve shëndetësore”

Muhamet Ramadani

E pranojnë fajësinë 10 prej 18 të akuzuarve në rastin “Subvencione V”

Muhamet Ramadani