RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PZAP ka pranuar deri më tani 7 ankesa për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

pzap-ka-pranuar-deri-me-tani-7-ankesa-per-rezultatin-e-zgjedhjeve-te-28-dhjetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) bën të ditur se ka pranuar shtatë ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

PZAP njofton se për të gjitha ankesat do të vendosë brenda afatit ligjor prej 96 (nëntëdhjetë e gjashtë orësh) nga data e parashtrimit të secilës ankesë.

Sipas PZAP, pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, ka pranuar gjithsej 7 ankesa, prej të cilave 5 ankesa nga subjektet politike dhe 2 ankesa nga një kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e dhjetë.

Më tej thuhet se ankesat e pranuara janë: Një ankesë nga PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – PREBK, dy ankesa nga PDK – kandidati Bekim Haxhiu, një ankesë nga Koalicioni PAI–PDAK–LPB, Dy ankesa nga NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS dhe një ankesë nga SRPSKA LISTA.

KQZ, të shtunën shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor.

Related posts

Krerët e shtetit nesër nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim të Kosovës në BE

admin

Kupa e Botës prej 80 miliardë dollarësh: Vitrina më e madhe e biznesit në futboll

admin

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Porti i Thatë i Durrësit në Prishtinë e ndërtimi i rrugëve – Kurti përmend projektet ambicioze

Muhamet Ramadani