RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PZAP refuzon katër ankesat për zgjedhjet e 28 dhjetorit

pzap-refuzon-kater-ankesat-per-zgjedhjet-e-28-dhjetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar katër ankesa në lidhje me numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ky institucion i ka konsideruar tri ankesa si të pasafatshme, ndërsa një ankesë, sipas tyre, është tërhequr.

PZAP ka refuzuar si të pasafatshme ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së Bekim Hqaxhiu. Poashtu është refuzuar edhe ankesa e subjektit Politik GI Za Slobodu, Pravdu i Opstanak, me seli në Komuna Graçanicës.

Ndërsa, ankesa nga kandidati për deputet nga radhët e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Jakup Nura është hedhur si e palejuar. Kurse, ankesa nga Subjekti Politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) sipas PZAP-së është tërhequr.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thonë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund t’i shpallin gjatë kësaj jave, para datës 19 janar, e cila ishte planifikuar më herët nga institucioni.

Megjithatë, për certifikimin e rezultateve, sipas monitoruesve të proceseve zgjedhore, duhet të pritet të paktën deri në fund të muajit janar.

KQZ më 9 janar ka numëruar të gjitha votat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Kjo i ka hapur rrugë të pakënaqurve që të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku të njëjtit kishin parashtruar katër ankesa.

Related posts

Erdogan bisedë telefonike me Trumpin, të shtënat në darkën e Shtëpisë së Bardhë i quan një “akt të urryer”

RTI

Sekuestrohen armë dhe municion në Skenderaj

RTI

Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Kinës të ndërmjetësojë me Korenë e Veriut

admin