RTV AHIRETI

Qëndrimi i Islamit për kriptovalutat ? Hoxhë Llokman Hoxha

admin
0Shares

Sa i përket kryptove, në botën Islame dijetarët kanë qëndrime të ndryshme-
1 – Ata që e ndalojnë për arsye të ndryshme, duke filluar nga tërheqja nga priza deri te spekulimi, tregu i zi e shpërlarja e parave.
2 – Nërkohë disa të tjerë janë më tolerantë por me disa kushte.

Qëndrimi im personal është si vijon:
Feja Islame parimisht nuk e inkurajon tregtinë me valuata me qëllim përfitimi që në start, sepse paratë nuk janë krijuar që të tregtohen mes veti për përfitim nga diferenca në mes tyre, por janë zbuluar/krijuar për të bërë tregti me to kundrejt produkteve dhe shërbimeve, pra si ndërmjetës.
Tani kalojmë tek Cryptot, ato që nuk kanë use case- përdorim konkret (shitcoins, memecoins) apo nuk kanë projekt të dobishëm, apo janë krijuar vetëm për FUN (zbavitje) edhe për tërheqje të masave, NUK lejohen sepse janë spekulim edhe bixhoz.
Ndërsa ato crypto që janë serioze, kanë ekip serioz, kanë projekt të dobishëm për njerëzimin LEJOHEN ska asnjë problem.
Për arsye se cryptot kryejnë shërbime digjitale në dobi të njerëzimit pa pasur nevojë për një palë të tretë garantuese, por siguria e tyre vjen nga vete sistemi Blockchain. Kjo gjë është vlerë që njerëzit e kërkojnë dhe vlerësojnë dhe e trajtojnë si valutë ku fetarisht nuk ka ndalesë për të trajtuar një gjë të tillë si valutë.

Kuptohet nëse plotësohen edhe kushtet tjera ku cryptot duhet të jenë:
1. Me përmbajtje hallall, pra jo gambling, pornografi etj,
2. Të mos jenë në shërbim të sistemit kamatar me lending, DeFi, disa forma të Staking etj.
3. Mënyra e transaksioneve të jetë e lejuar, e jo mënyrat e ndaluara si options e futures etj.
Kështu, këto janë disa nga rregullat që vlejnë për secilën crypto që futet në këtë kategori, dhe fillimisht p.sh. Shiba (e të ngjajshme) është e ndaluar ngase këtë koncept e ka pasë që në fillim të krijimit të saj (gjëra koti), dhe vazhdon të jetë spekulim i masave, poashtu më vonë edhe për arsye të disa mënyrave të aktivteteve kamatare që përmban dhe disa problemeve teknike që ka në qenësinë e saj.
Shtoja kësaj spekulimi i organizuar në botën e cryptove me pump & dump, mendoj që besimtari duhet të largohet nga këto mënyra të përfitimit sepse konsideroj që hyn në shitblerjeve të ndaluara. (Nexhesh)
Ndaj, kujdes ! Kujdes ! Ka lloj lloj skema ka fraud e fake, hile e mashtrime gjithandej!
Këshilla e fundit: mos nxitoni shumë, ai që nuk i kupton këto gjëra mos të futet sepse rrezikon shumë:
Omeri R.A. ka thënë: “Mos të del kush në pazar pa i ditë rregullat e tregtisë” Këtu ishte për qëllim pazari me “tezga” e lëre më për tregun e cryptove.

Referenca –
– Naif el Axhmi – profesor në Universitetin e Kuvajtit
-Mufti Faraz Adam në UK (Islamicfinanceguru)
-Joe Bradford në USA, kolegë i studimeve në Medine
-Grupi në telegram crypto halal DR_mohAbuJazar
-Hoxha i nderuar Kushtrim Mangjuka i cili ka bërë një listë ku i filtron coinat sipas kohës dhe mundësisë (gjindet në grupe telegrami si AMCA) – https://t.me/+G7gbv8Z2sGs4Mzgy
– Cryptolbanian, janë vëllezër tonë shqiptarë ekspertë të Cryptoworld e që janë të kujdesshëm edhe në parimet islame të hallallit.