RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qerkini thotë se po zbehet çështja e të pagjeturve: Gruaja ime ende bërtet “erdh djali”

qerkini-thote-se-po-zbehet-ceshtja-e-te-pagjeturve:-gruaja-ime-ende-bertet-“erdh-djali”

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, tha se familjarët e personave të pagjetur janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me mos punën e institucioneve.

Madje sipas tij, nuk po punohet as sa dihet e duhet, nga personat përgjegjës.

Ai tha se për shkak të mosgjetjes së fëmijëve të tyre shumë nëna as gjumë nuk bëjnë, duke shtuar se edhe gruaja e tij thërret çdo natë “erdh djali”.

Foli edhe për një bisedë që pati me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i kishte kërkuar më shumë punë, por ai i kishte thënë se po punon sa po mundet.

“Ne si familjarë jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer, nuk është punuar ajo që është dashur dhe është ditur të punohet. Nuk ka send që nuk dihet, thotë se nuk ka të dhëna, por do punë dhe angazhim për zbardhjen e fatit të 1 600 personave. Prej Marinës deri në Bllacë kemi varreza, ka nis me u zbardhur çështja e të pagjeturve”, tha ai raporton EO.

“Edhe 132 fëmijë janë të pagjetur. Ka shumë nana që nuk flejnë, edhe gruaja jem bërtet çdo natë, erdh djali. Unë them që çdo gjë e dinë, por nuk po punojnë. Ju kisha lut mos na harroni neve familjarëve. Ende qe dy vjet nuk e kanë realizuar një bisedë, i thash mos me thuaj pse po më kritikon, më tha sa di e bëj, i thash jo ti di shumë”, tha Qerkini.

Related posts

Ministri Osmani për vizitë në Serbi, takon homologun e tij serb, Daçiq

admin

23 mijë konsumatorë në veri furnizohen rrymë, përqindje e vogël paguajnë – shkyçjet ende s’kanë filluar

admin

Rezultatet fillestare të votimit tregojnë se Erdogan është shumë përpara rivalit

admin