RTV AHIRETI
Lajme

Qeveria e Gazës: Konfirmojmë se Izraeli ka ekzekutuar qindra njerëz në spitalin Nasser

qeveria-e-gazes:-konfirmojme-se-izraeli-ka-ekzekutuar-qindra-njerez-ne-spitalin-nasser

Qeveria e Gazës njoftoi se qindra palestinezë të zhvendosur dhe të sëmurë u ekzekutuan nga Izraeli në kompleksin e spitalit Nasser, ku u zbuluan varret masive pasi ushtria izraelite u tërhoq nga qyteti i Khan Younis-it në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

“Konfirmojmë se ushtria izraelite ekzekutoi qindra të zhvendosur, të plagosur dhe të sëmurë në kompleksin Spitalor Nasser në qytetin Khan Younis”, tha Drejtori i Zyrës së Medias të Qeverisë në Gaza, Ismail al-Thawabta në një deklaratë për Anadolu.

Thawabta tërhoqi vëmendjen se Izraeli po përpiqet të shpëtojë nga krimet që ka kryer në kompleksin Nasser dhe se ka shumë prova lidhur me krimet e Izraelit.

“Një pjesë e dëshmorëve që u identifikuan ishin gjallë kur ushtria pushtuese sulmoi kompleksin e spitalit Nasser. Pas largimit të Izraelit, ekipet e mbrojtjes civile i gjetën të varrosur. Kjo u konfirmua edhe nga familjet e dëshmorëve që ishin në kontakt me fëmijët e tyre para bastisjes në spital” u shpreh Thawabta.

Duke thënë se ushtria izraelite “sulmoi kompleksin e spitalit Nasser me tanke, kërcënoi personelin mjekësor, pacientët dhe njerëzit e plagosur, refuzoi trajtimin e tyre dhe i vendosi ata në një ndërtesë të vjetër dhe të ngushtë në kompleks”, Thawabta tha:

“Thellësia e varreve masive që gjetëm (në kompleksin e spitalit Nasser, ku ndodhen trupat e të zhvendosurve, të plagosurve dhe të sëmurëve) konfirmon se ato u gërmuan nga buldozerë të mëdhenj dhe pajisje ndërtimi që i përkasin Izraelit pushtues”.

Thawabta më tej theksoi se Izraeli ka zhdukur me forcë 9 mjekë dhe personel shëndetësor në kompleks.

The post Qeveria e Gazës: Konfirmojmë se Izraeli ka ekzekutuar qindra njerëz në spitalin Nasser first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Emiri i Katarit në fjalimin e OKB-së bën thirrje për mbështetje ndaj palestinezëve

rezart morina

Kryeministri polak: Duam të krijojmë një nga ushtritë më të forta tokësore të Evropës

rezart morina

Anëtari i Knesset-it: Lufta izraelite në Gaza do të përfundojë me vendosjen e hebrenjve në veri të enklavës palestineze

RTI