RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri polak: Duam të krijojmë një nga ushtritë më të forta tokësore të Evropës

kryeministri-polak:-duam-te-krijojme-nje-nga-ushtrite-me-te-forta-tokesore-te-evropes

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki deklaroi se duan të krijojnë një nga ushtritë më të forta tokësore të Evropës, transmeton Anadolu.

Morawiecki me kryeministrin e Koresë së Jugut, Han Duck-soo zhvilloi konferencë të përbashkët për media në Bazën e 23-të Ajrore Taktike, 50 kilometra në lindje të kryeqytetit Varshavë.

Ai tha se Polonia dhe Koreja e Jugut janë dy vende mike. “Ne punojmë së bashku për sigurinë në Evropë, Azi dhe të gjithë botën”, theksoi Morawiecki.

Kryeministri polak bëri të ditur se në Poloni kanë mbërritur tanket e para K2 dhe obusët K9 që morën vitin e kaluar nga Koreja e Jugut, ndërsa rikujtoi se në muajin korrik u morën në dorëzim avioni i parë FA-50 dhe në gusht lëshuesi i parë Chumnoo.

Ai informoi se vëllimi tregtar vitin e kaluar mes dy vendeve arriti në 10 miliardë dollarë dhe se në Poloni janë 600 kompani koreano-jugore. “Duam të krijojmë një nga ushtritë më të forta tokësore të Evropës. Sot duam të përfitojmë nga ata që kanë teknologji të nivelit të lartë. Partneriteti ynë strategjik me Korenë e Jugut i shërben këtij qëllimi”, tha Morawiecki.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.

Related posts

Rënie e madhe e çmimit të gazit në Europë, por krizës nuk i ka ardhur fundi

rezart morina

“Unë e di se ku është partneri juaj”- Makth për 35-vjeçaren e cila po kërkonte të dashurin në stacionin e trenit, i riu që iu afrua për ndihmë tenton ta përdhunojë

admin

Britani, Grant Shapps sekretar i ri i Mbrojtjes

rezart morina