RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria e Kosovës ndalon TikTokun në institucionet publike

qeveria-e-kosoves-ndalon-tiktokun-ne-institucionet-publike

Qeveria e Kosovës ka votuar sot për ndalimin e përdorimit të Tik-Tok në rrjetet shtetërore të komunikimit dhe ka urdhëruar të gjithë zyrtarët shtetërorë ta largojnë atë nga pajisjet zyrtare.

Propozimi për ndalimin e rrjetit social tik-tok ka ardhur nga zv.ministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

“Me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike, MBP rekomandon Qeverisë që të ndalojë instalimin dhe përdorimin dhe funksionimin e rrjetit social tik -tok në gjitha rrjetet shtetërore të komunikimit dhe në të gjitha pajisjet. Të gjithë zyrtarët janë të detyruar që të në pajisjet zyrtare ta largojnë aplikacionin tik-tok”, ka thënë ai.

Gjithashtu Dobra ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të kërcënimeve kibernetike.

“Ka për qëllim të mbrojë institucionet nga kërcënimet përmes sulmeve kibernetike”, është shprehur Dobra.

Related posts

Ministrja e Jashtme gjermane për situatën në veri: Kosova i uli tensionet, Serbia po e bën të kundërtën

admin

Kompania tajvaneze mohon prodhimin e pajisjeve “pager” që shpërthyen në Liban

rezart morina

Arabia Saudite rihap ambasadën në Siri, duke përfunduar pajtimin me regjimin e Asadit

rezart morina